Lajme

Ky është 23-vjeçari nga Podujeva që vdiq në aksidentin në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 30 May 2022

Mbrëmë pas mesnate në autostradën në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka vdekur shoferi nga Kosova.

Mësohet se viktima është 23-vjeçari nga Podujeva, Herolind Çitaku, raporton Indeksonline.

-Advertisement-

I ndjeri ishte djali i vetëm i familjes, kanë bërë të ditur familjarët.

Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore në Shkup.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera