Lajme

Kuvendi të hënën voton për anëtare të KPM-së kandidaten nga fusha e arsimit që nuk parashikohet me ligj

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 05 June 2022

Kuvendi i Kosovës të hënën do të votojë për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medias në mes të dy kandidateve e që njëra prej tyre i përket fushës së arsimit, çka është në kundërshtim me ligjin e KPM-së për zgjedhjen e anëtareve të këtij institucioni.

Violeta Hyseni – Kelmendi, gazetare e BBC-së dhe jo vetëm, e po ashtu edhe anëtare e Komisionit të Pavarur të Medias për katër vite, është zgjedhur nga komisioni parlamentar ad-hoc, së bashku me Teuta Hoxha – Morina, mësimdhënëse e Gjuhës dhe Leterësisë Shqipe në Shkollën e Mesme të Lartë, Xhavit Ahmeti në Gjilan.

Komisioni ad-hoc, zgjodhi kandidatën e fundit, Teuta Hoxha – Morina nga fusha e arsimit, ani pse në bazë të ligjit per përzgjedhjen e anëtareve të KPM-së, nuk theksohet madje nuk është fare pjese e ligjit kjo fushë.

-Advertisement-

Kjo sipas ligjit Nr. 04/L-44 për komisionin e pavarur të mediave, nenit 10 paragrafit 2, ku thuhet se, anëtarët e KPM-së duhet të jenë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si kultura, arti, gazetaria drejtësia, kinematorafia por jo edhe nga fusha e arsimit.

“Anëtarët e KPM-së duhet të jenë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si: kultura, arti, drejtësia, kinematografia, gazetaria, biznesi, menaxhmenti, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, media dhe teknologjia informative”, thuhet konkretisht në ligjin për zgjedhjen e antëtarëve të KPM-së.

Por si duket kjo nuk e ka penguar komisionin ad-hoc që të dërgojë në Kuvend për votim edhe një emër nga fusha a arsimit, duke qenë se kjo nuk parashikohet në ligj.

Gazeta Infokus nga burime të saj mëson se pjesë e këtij komisioni ku janë zgjedhur këta dy emra, njëri kundër ligjit, kanë qenë këta deputetë:

Kryetare e Komisionit: Ariana Musliu – Shoshi, nënkryetar i parë: Besim Muzaqi dhe nënkryetare e dytë nga Grupi Multietnik, Finda Jilta

Anëtarë nga LVV-ja: Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri..

Ndërsa anëtarë të këtij komisioni nga partitë e tjera: Ganimete Musliu nga PDK-ja, Agim Veliu nga LDK-ja dhe Albana Bytyqi nga AAK-ja.

Pra ky ishte komisioni që intervistoj dhe me shumicë votash, nxori për votim të hënën në Kuvendin e Kosovës, Violeta Hyseni – Kelmendi dhe Teuta Hoxha – Morina./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera