Lajme

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për Srebrenicën

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 11 July 2024

Kuvendi i Kosovës nisi sot seancën e parë të jashtëzakonshme, e cila i kushtohet përkujtimit të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, në 29 vjetorin e saj.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje, për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Bosnja dhe Hercegovina shënon 29-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që pasuan, ato vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera