Lajme

Kuvendi nis publikimin e kontratave me operatorët

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 27 June 2022

Kuvendi i Kosovës së fundmi ka nisur publikimin e të gjitha kontratave që ka nënshkruar me operatorë të ndryshëm.

Kështu ka bërë të ditur, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai po ashtu ka thënë se publikimi i kontratave vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit.

-Advertisement-

“Kuvendi i Republikës së Kosovës me aprovimin e kryetarit Konjufca ka marr vendim që të publikohen në webfaqen e saj zyrtare të gjitha kontratat me të gjithë operatorët.

Ky vendim për publikimin e kontratave për publikun vjen për të treguar transparencën e punës së Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Kërçeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera