Lajme

Kuvendi miraton shqyrtimin në procedurë të përshpejtuar të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 26 April 2021

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, raporton Gazeta Express.

Për përshpejtimin e procedurës votuan 92 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

“Më 92 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim  miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangje nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.

Të tjera