Kuvendi jashtë afatit kushtetues – kur do ta thërrasë Avni Dehari tentativën e radhës për zhbllokimin e ngërçit politik?
Autori: Samire Jaha
12:44 | 11 August 2026
Ora 23:59 e 7 gushtit shënoi përfundimin e afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Megjithatë, Kosova vazhdon të mbetet pa një Kuvend të konstituuar, pasi deputetët nuk arritën ta përmbyllin procesin brenda afatit kushtetues, shkruan Gazeta Infokus.
Edhe mbajtja e seancës konstituive të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari një ditë më vonë, më 8 gusht, ka hapur dilema të reja juridike nëse vazhdimi i saj ishte në përputhje me Kushtetutën dhe nëse seancat konstituive mund të vazhdojnë edhe pas skadimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Lidhur me këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari ka thënë për Gazetën Infokus se Gjykata Kushtetuese, duke interpretuar nenin 66, paragrafi 1 të Kushtetutës, e ka bërë të qartë se konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, por jo më vonë se 30 ditë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Sipas tij, ky afat tashmë është shkelur.
“Në lidhje me afatin për konsituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese duke e interpretuar nenin 66 paragrafi 1 të Kushtetutës, e ka qartësuar këtë situatë, duke theksuar se konsituimi duhet të bëhet sa më parë që të jetë e mundur po jo me vonë se 30 ditë nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, veprim ky i cili nuk ka ndodhë”, ka deklaruar Bajraktari.
Ai thekson se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar vetëm me mbajtjen e seancës apo betimin e deputetëve.
“Konstituim të suksesshëm të Kuvendit kemi vetëm atëherë kur përmbyllen të katër pikat e rendit të ditës, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit ose Kryetares së Kuvendit dhe pesë nënkryetarëve”, ka sqaruar ai.
I pyetur nëse është e ligjshme mbajtja e një seance konstituive pas skadimit të afatit 30-ditor, Bajraktari është shprehur se çdo veprim i tillë bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Çdo seancë ose vendim pas këtij afati është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është shkelje e vetë Kushtetutës”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë një boshllëk juridik, pasi nuk ka përcaktuar pasojat konkrete të mosrespektimit të afatit.
“Gjykata Kushtetuese, ndonëse e ka vendosur afatin për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, nuk ka specifikuar se cila është pasoja e mosrespektimit të këtij afati”, ka theksuar ai.
Për këtë arsye, sipas avokatit, çështja duhet t’i rikthehet sërish Gjykatës Kushtetuese.
“Është e pashmangshme ridërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese nga palët e autorizuara, përkatësisht nga 10 ose më shumë deputetë, bazuar edhe në faktin se tashmë është e qartë se seanca konstituive përbën akt, përkatësisht çështje kushtetuese”, ka deklaruar Bajraktari për Infokus.
Sipas tij, vetëm një interpretim i ri i Gjykatës Kushtetuese mund të qartësojë pasojat juridike të mosrespektimit të afatit 30-ditor dhe mënyrën se si institucionet duhet të veprojnë për të dalë nga ngërçi kushtetues.
Ndërkohë, tentativa e fundit për vazhdimin e seancës konstituive, e mbajtur më 8 gusht, u shoqërua me tensione të mëdha politike. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi sërish kohë shtesë për konsultime lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Menjëherë pas kësaj, situata eskaloi kur deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit, duke bërë që seanca të ndërpritet duke lënë një boshllëk në publik se kur mund të mbahet një seancë tjetër e tillë.
Pavarësisht se afati kushtetues ka skaduar dhe Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, institucioni ka hapur dyert edhe këtë vit për aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Aktiviteti ka nisur më 10 gusht dhe do të vazhdojë edhe më 12 gusht 2026, ndonëse zhvillohet në një situatë të pazakontë politike, me Kuvendin ende të pakonstituuar dhe pa funksionalizim të plotë institucional. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...

































