Lajme

Kuvendi i Shqipërisë nderon të rënët në Mejë të Gjakovës, në Kosovë deputetët plasin në të shara

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 28 April 2022

Sot Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nisën ditën me seanca parlamentare.

E derisa në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një minuta heshtje për të nderuar të rënët në masakrën e Mejës në Gjakovë, kjo nuk ndodhi edhe në Kuvendin e Kosovës.

E madje në seancën plenare të këtij Kuvendi, deputetet esklauan, rrahën tavolinat e përfunduan edhe në të shara.

-Advertisement-

Një minutë heshtje në nderim të viktimave u këkrkua nga deputeti demokrat, Tritan Shehu.

“Pa asnjë dyshim në ditët në vazhdim do të procedohet me hapat kushtetuese për dënimin edhe formal nga Kuvendi ynë i atij gjenocidi, në Kosovë dhe më gjerë në Rajon”, shkruante ky i fundit.

Kujtojmë se 376 persona u vranë e masakruan nga forcat serbe në mënyrë mizore, në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999./Gazeta Infokus/

Nga “mbylle gojën”, Albulena Haxhiut deri në “a jau q*** robt”, si eskaloi Abelard Tahiri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera