Nga “mbylle gojën”, Albulena Haxhiut deri në “a jau q*** robt”, si eskaloi Abelard Tahiri

Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 28 April 2022
I gjithë debati në seancën plenare të sotme në Kuvendin e Kosovës nisi pasi opozita po kërkonte shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt pas skandalit që iu publikua në mediat sllovene.
Mirëpo debati eskaloi edhe më shumë kur mori fjalën, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se përsërit mendimet e qeverisë së Kosovës duke i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.
“Do të flas këtu sidomos për një çështje që u fol nga grupet parlamentare, e që lidhet me ambasadorin tonë, Martin Berishaj dhe siç jeni në dijeni edhe qeveria e Kosovës edhe përmes komunikatës së presidentes tashmë kemi qëndrime në raport me këtë madje këto qëndrime janë dhënë një ditë më pas. Dhe më lejoni që ta përsëris mendimin e qeverisë që rasti i zotëri Berishajt, ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni. Pak para zgjedhjeve një medium që ishte Planet Tv i vetmi kishte thënë që ekziston ky skandal financiar.
Haxhiu në fjalën e saj tha se askush nuk mund të shkarkohet me një raportim në media dhe se Gjykata do të hetojë rastin.
E këto deklarata bënë që opozita në Kuvend të mos e lënë Haxhiun të flasë, duke rrahur tavolinat.
Në këtë debat u përfshi, shefi i grupit paralmentar të PDK-së, i cili u dëgjua edhe duke i thënë mbylle gojën ministres Haxhiu.
“Zotëri Tahiri nuk ke nevojë me u shqetësu, a mundesh me u qetësu të lutem. Qetësohu, Ju nuk keni të drejtë të i thoni ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër, mbylle”, i tha në Kuvend Haxhiu, Tahirit.
Derisa deputeti i PDK-së vazhdoi duke thënë “Kjo është poshtërsi shumë e madhe”.
Mirëpo ministrja duke ruajtur qetësinë filloj ti përmend ish ministrit të PDK-së edhe një tender ku u raportua se gjatë kohës sa ishte ministër kishin blerë shurdhues për armë.
“Po pse po shqetësohesh se s’po e kuptoj pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të atyre shurdhuesve, apo çka tjetër sepse nuk iu dëgjova ende duke dhënë përgjegjësi për ato shurdhuesit që i kishe ble”, i drejtohet ministrja Tahirit.
“Unë du me ma dhanë fjalën, të lutna”, ndërhyn Tahiri.
Ani pse deputetët e opozitës vazhdojnë ta rrahin tavolinat për të mos e lënë ministren të vazhdojë fjalën ajo e vazhon atë, duke u hedhur edhe në akuza e duke thënë se është opozita që po ka frikë nga hetimet dhe që krimet e tyre siç supozon ajo do të zbardhen.
“Atëherë në pikë të rendit të ditës sot, pika e katërt e rendit të ditës është edhe komisioni hetimor që është propozu për menaxhimin e krizës energjetike, por është edhe nisma e GP të LVV-së që të hetohet që nga viti 2006 gjithcka cfarë ka ndodhur, prandaj vetë fakti që po shqetësoheni kaq shume flet… Jeni të shqetësuar ju kuptoj por në këtë vend s’ka me lanë asgjë pa u zbardhë, krejt krimet që i keni bo kanë me u zbardhë”.
E këtu pasi ministrja dorëzohet dhe nuk e vazhdon fjalën e saj, Abelard Tahiri pasi kishte harruar mikrofonin ndezur, dëgjohet duke sharë drejt Grupit parlamentar të LVV-së.
“A robt jau q****” , dëgjohet duke thënë Tahiri, i cili më pas kërkon dhe falje e madje thotë se sharja e tij nuk ishte për asnjë deputetet brenda Kuvendit të Kosovës.
“Një fjalor jo korrekt i imi ju kërkoj falje dhe jo s’ka lidhje me deputet e opozitës dhe me asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...