Lajme

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 11 July 2024

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca.

Njëra prej tyre është e jashtëzakonshme, e cila nis nga ora 9:30 që i kushtohet përkujtimit të viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, në 29 vjetorin e saj.

Derisa tjetra, planifikohet të nis nga ora 10:00 ku në rend dite janë 32 pika, në mesin e të cilave: miratimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare; themelimi i Komisionit Hetimor mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera