Fokus

21 vjeçarja nga Ferizaji shpërthén në lot në studio, pas 20 viteve gjen familjarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 08 March 2025

Një moment tepër emocionues ka ndodhur edhe këtë javë, në emisionin Zgjohu nën moderimin e Era Berishës, ku 21 vjecarja nga Ferizaji, Semra Hazira, shpërthen në lotë ku pas 20 viteve gjen familjarët e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo tregoi historinë e saj të trishtë duke thënë se me babain kishte komunikime jo të mira.

“Për fat të keq me babin kam pas kontakt por jo të mirë, kam njoftu hallat e mia që nuk e kanë ditë as qe ekzistojë. Më kanë kërku në rrjetet sociale, duke më pyetur për babin dhe më tha unë jam halla jotë. Unë isha kon ai fëmija I fshehtë që nuk e din që është dikun.”,

-Advertisement-

Më pas shtoi se është shumë e lumtur duke parë që ka gjetur familjen e saj.

“Vllaun nga babai që  e kam, kur e kam taku e kishim atë komunikimin që jemi rritur prej të vogël bashkë. E kom përqaf qaq shumë duke thënë që këtë përqafim ta kem gjithmonë, Më kanë ardhë shumë gëzime të reja në jetën tem…”, u shpreh ajo në emisionin Zgjohu, prodhim i Gazetës Infokus.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera