Lajme

Kuvendi i AKR-së, “i jep” leje Pacollit të shikojë për ndonjë koalicion tjetër (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 20 August 2017

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi ka deklaruar se ata tashmë e kanë autorizuar kryetarin e kësaj partie, Behgjet Pacollin që bashkë me kryesinë e ngushtë të shoh edhe ndonjë alternativë tjetër për koalicion.

Këtë ai e tha pas mbledhjes së Përgjithshme të Këshillit të AKR-së, duke shtuar se një gjë e tillë po bëhet për shkak të gjetjes së daljes nga kriza në të cilin ka hyrë vendi jonë, transmeton Indeksonline.

“Kuvendi i AKR-së sot e autorizojë presidentin Pacolli që bashkë me kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së daljes nga kriza në të cilin është vendi jonë, të shoh mundësi të tjera alternative edhe jashtë koalicionit LAA gjithmonë duke e pasur parasysh interesat e vendit dhe të Kosovës”, ka thënë Matoshi./Indeksonline/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera