Kuvendaret e Gjilanit miratuan buxhetin 2023
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 30 September 2022
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt, transmeton Klan Kosova.
Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.
Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin aktual.
Ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar – 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake – 4,952,586 euro.
Nga kjo shumë, për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale – 8,435,158 euro, ka thënë Rashiti.
Për më tepër, Rashiti tha se buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte: zgjidhjen e problemeve elementare infrastrukturore, në projekte zhvillimore, si dhe në realizimin e projekteve në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.
Rashiti ka thënë se investimet kapitale të planifikuara për vitin 2023 bazohen në kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilat janë evidentuar nëpër dëgjime publike.
LVV e PDK, nëpërmjet shefave të grupeve të këshilltarëve i kanë dhënë mbështetje këtij propozim-buxheti.
Opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) nuk kanë marrë pjesë në seancë, pasi dje e kishin braktisur atë në shenjë mospajtimi me rendin e ditës si dhe thirrjen e seancës së re, pa u mbyllur seanca paraprake.
Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrësve komunalë.
Të tjera
-
PDK në Vrellë dhe Shushicë të Istogut, Krasniqi: “Ma Mirë” është shndërruar në një përgjegjësi qytetare
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka treguar s...
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...