Lajme

Kushtetuesja “bllokon” ligjin për paga

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 12 December 2019

Gjykata Kushtetues  ka vendosur masë të përkohshme ndaj ligjit për paga.

Kushtetuesja kështu ka vendosur që ky ligj të pezullohet deri me 30 mars 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të lëshuar nga Kushtetuesja.

-Advertisement-

Deri në këtë kohë afro 82 mijë punëtorë të sektori publik nuk do të marrin pagën me rritje, ashtu siç ishte paraparë të marrin në dhjetor të këtij viti.

Kujtojmë që Avokati i Popullit javë më parë kishte dorëzuar në këtë gjykatë Ligjin për Paga pasi që sipas tij ky ligj ishte në kundërshtim me kushtetutën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera