Lajme

Kush triumfoi në Garat e Kontabilitetit?

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 17 January 2018

Nganjëherë, përballja me konkurrentët në aspektin garues, pa marrur parasysh fitoren apo humbjen, padyshim se na bënë më të fortë emocionalisht dhe profesionalisht.
Kolegji Universum, është institucioni i cili gjithmonë ka inkurajuar dijen dhe konkurrencën pozitive mes studentëve në fusha të ndryshme, andaj, sot në ambientet e këtij institucioni, u mbajt një garë ku studentët e tij patën mundësi të testojnë vetën më tutje në aspektin akademik.

Gara e Kontabilitetit ishte aktiviteti i radhës i organizuar enkas për studentët e të gjitha kampuseve të Kolegjit Universum, aktivitet i cili ka për qëllim vlerësimin e njohurive të studentëve në lëndën e Kontabilitetit.

Garues për Kampusin e Prishtinës ishin: Fatlinda Shermetaj, Ali Abbaz, Arton Ibrahimi, Agnesa Hajdari dhe Granit Olluri, për Kampusin e Ferizajt: Elitë Bardhi, Blerton Syla, Lirim Ibrahimi, Kastriot Palloshi dhe Ramiz Ismajli si dhe për Kampusin e Gjakovës: Shqipe Popaj, Ngadhnjim Dujaku, Eulant Mamusha, Eurona Kastrsi dhe Bernardeta Lleshaj.

-Advertisement-

Gjatë kësaj gare adrenalina e emocionet nuk munguan, e të cilat padyshim u transmetuan edhe të audienca e juria prezente e kësaj gare. Ajo çka e bëri garën akoma më dinamike e sfiduese, ishte ndjenja për të dal triumfues.

Ekipi më i mirë dhe fitues i kësaj gare ishte ekipi nga Kampusi i Prishtinës, të cilët në fund fituan një trajnim falas më të avacuar në lëndën e Kontabilitetit, të cilën do e mbajë profesor ArtanHaziri,
dhurata u shpërndanë edhe per të gjithë pjesëmarrësit e tjetër garues.

Ky asesi nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, idetë për të realizuar ngjarje të tilla janë të pranueshme edhe nga çdo student që është pjesë e Kolegjit Universum, andaj krejt çka mbetet është të shihen edhe aktivitetet tjera në vazhdim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera