Rozë

Kush po i zë vendin e punës Elhaida Danit?

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 02 February 2024

Juria e “X Factor Albania” deri më tani ka qenë e përbërë nga artistët: Elhaida Dani, Arilena Ara, Young Zerka dhe Adi Krasta që nga nisja e programit, megjithatë duket se këtë javë do të kemi ndryshime.

Regjisorja e talent show-t, Vera Grabocka, ka publikuar një foto nga provat e sotme, që janë provat gjenerale, ku vihet re se mungon Elhaida, madje shihet se është e pranishme këngëtarja e njohur Manjola Nallbani.

Ende nuk dihet nëse Manjola do të jetë vetëm këtë herë, apo do të vazhdojë këtë rrugëtim, ndërsa po ashtu nuk dihet arsyeja e mungesës së Elhaidës.

-Advertisement-

Megjithatë presim të shohim si do shkojë rrugëtimi i Manjolës, që sigurisht është një vlerë e shtuar për programin.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy