Fokus

Kush lejohet të mos e agjërojë Ramazanin, tregon Shefqet Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 22 March 2023

Këtë të enjte, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë në të gjithë botën.

Sipas vaktisë së Ramazanit që vlen për Kosovë, gjatësia e ditës së agjërimit në vendin tonë do të jetë ndërmjet 12.5 orëve deri rreth 14 orë.

Por kush lejohet të mos e agjërojë Ramazanin?

-Advertisement-

Në emisionin N’Konak më Islam Morinën, hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi ka thënë se personat të cilët janë të sëmurë është e lejuar të mos e agjërojnë ramazanin.

Gjithashtu, ai thotë se nga agjërimi janë të liruar edhe ata persona që udhëtojnë mbi 85 kilometra në ditë.

Derisa për gratë shtatzëna, Krasniqi thotë se nuk janë të obliguara të agjërojnë nëse kjo ndikon në shëndetin e saj apo edhe të foshnjës.

“Të sëmurit lejohen, sëmundja lejohet me prishë ramazanin, për mos me agjëru, sëmundja e cila nëse agjëron që ajo sëmundje shtyhet shërimi, e shtyn mjekimin, apo nëse agjëron shtohet dhimbja, mos e agjëro. Ndërsa thjeshtë nuk ndikon agjërimi, puna e reumatizmit, puna e kurrizit, njerëzit kanë shumë sëmundje të ndryshme ku agjëroj s’agjëroj atë sëmundje e ka ai, është sëmundje kronike nuk është punë agjërimi. Pastaj udhëtari, nëse është udhëtar përmbi 85 kilometra 90 e tutje, bën, ka të drejtë më hangër. Gruaja shtatzënë, nëse ka frikë për shëndetin e saj apo për frytin e saj, nëna gji dhënëse nëse ka frikë se agjërimi pe len untë fëmiun e vogël, kanë të drejtë me hangër, përndryshe tjerët duhet me agjëru. Natyrisht gruaja gjatë të përmuajshmeve të saj, traditës së saj mujore e ka të ndaluar, haram me agjëru. Gruaja lehonë e ka të ndaluar më agjëru”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera