Shëndetësi

Kush janë më të rrezikuarit e Covid-19?

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 27 March 2020

Teksa bota po përballet me pandeminë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë udhëzime se si duhet të veprojnë personat që i përkasin grupit më të rrezikuar të koronavirusit të ri.

Mësohet se një rrezikshmëri të lartë paraqesin personat me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet, kancer.

Përmes një postimi në Facebook, OBSH ka shpërndarë disa këshilla. Këta persona duhet që:

-Advertisement-

Të konsumojnë ilaçet dhe të ndjekin këshillat mjekësore

Të sigurohen se kanë 1 muaj furnizim me ilaçe për sëmundjen

Të mbajnë distancë nga njerëzit e sëmurë

Të pastrojnë shpesh duart

Të mos pinë pije alkoolike

Të mbrojnë shëndetin mendor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera