Rozë

Kush i’a vuri revolen në fyt Teuta Krasniqit?

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 23 October 2017

Sa herë përmendet emri i saj, na bien në mend rolet vështirë të relaizueshme që kërkojnë profesionalizëm të nivelit të lartë, e në këtë pjesë Teuta Krasniqi asnjëherë nuk ka dështuar.

Role teatrale, filmike, e mbi të gjitha ato të serive vendore, i dhanë kulminacionin e famës aktores së mirënjohur, gjë që dëshmohet më së miri përmes rolit të “Sarandës” tek seriali i famshëm “Kafeneja Jonë”.
Ndërsa, kur flitet për pjesën teatrale, pak kush e ndjek realizimin perfekt të roleve që i zoton me aq profesionalizëm, e si e tillë përcillet tek masa e etur për t’i parë nga afër rolet e saj.

Negative a pozitive, janë rolet që aktorëve u caktohen pa përzgjedhjen e tyre, por fatmirësisht kjo për Teutën, nuk ka peshë aspak, shkruan Kosovarja.

-Advertisement-

Dëshmi, është edhe imazhi që ju sjell Kosovarja, një rol i realizuar aq fuqishëm teksa shihet e kërcënuar me armë, e që shpirti artistik e bën aq të ndjeshëm dhe të dëshiruar.
Kujtojmë, se Teuta, vazhdon të jetë pjesë e episodeve serike të ndryshme, me po të njëjtin sukses si në fillimet e para të karrierës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera