Rozë

Sara mohon pëlqimin për Drilonin: Ai është fëmijë, a je në terezi

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 03 November 2024

Gjatë një bisede interesante pak para gjumit, Sara u shpreh për ndjenjat e saj ndaj dy djemve që ndodhen në shtëpi.

Ajo theksoi se ata i pëlqenin për aspekte të ndryshme, duke shprehur mendimin se janë më interesantë se të tjerët.

“Janë dy njerëz që më duken më tërheqës sipas shijeve të mia. Kam shije pak më ndryshe dhe më pëlqejnë gjërat pak më ndryshe”, tha Sara.

-Advertisement-

Ajo sqaroi se njëri prej tyre e ka tërhequr për zgjuarsinë, ndërsa tjetri për bukuri.

Burimi, duke tentuar të zbulojë identitetin e djemve që ajo ka në mendje, insistoi se e di për kë po flet Sara, por ajo mohoi këtë.

Ai sugjeroi se Driloni ishte personi i saj i preferuar për bukuri, ndërsa Sara u përgjigj me një koment të fortë: “Drilon është fëmijë, a je në terezi ti?”

Kjo deklaratë nga Sara tregon se ajo e sheh Drilonin në një dritë shumë më të ndryshme dhe nuk është e interesuar për ndjenja romantike ndaj tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera