Kush është trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes?
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 02 March 2018
Zvicerani 66-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Kosovën teksa u prezantuan të premten paradite në një konferencë për media në kryeqytet, Prishtinë, shkruan infokusi.
Por, kush është Challandes?
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Bernard Challandes, ka lindur më 26 korrik të vitit 1951 në Le Locle të Zvicrës. Ai e nisi karrierën në klubin e qytetit të lindjes si 17-vjeçar, derisa më pas për shkak të studimeve u transferua në skuadrën Urania Geneve Sport ku luajti për dy edicione, për t’u rikthyer sërish më pas në klubin e tij të zemrës.
Në vitin 1976 ai u huazua në Ligën e Parë te skuadra La Chaux-de-Fonds dhe më pas luajti edhe te FC Boudry dhe FC Saint-Imier. Pikërisht në klubin Saint-Imier e nisi edhe zejen e trajnerit në vitin 1978 ku qëndroi deri në vitin 1982. Më pas për disa edicione e drejtoi skuadrën e tij të zemrës, Le Locle. Për dy vite udhëhoqi skuadrën La Chaux-de-Fonds, kurse nga viti 1987 e deri më 1994 drejtoi skuadrën tjetër zvicerane, Yverdon Sports. Më pas nga një edicion udhëhoqi skuadrat elitare zvicerane, Young Boys dhe Servette.
Nga viti 2001 deri në vitin 2007 e udhëhoqi Kombëtaren U-21 të Zvicrës, kurse më herët ishte dhe përzgjedhës i grupmoshave U-17 e U-18, derisa suksesin më të madh e arriti me skuadrën Zurich, me të cilën arriti ta fitojë titullin e kampionit në edicionin 2008/09, derisa në vitin 2011 e fitoi Kupën e Zvicrës me Sionin. Challendes më pas udhëhoqi edhe skuadrat tjera zvicerane Neuchatel Xamax, Thun dhe Young Boys, para se të marrë drejtimin e Kombëtares së Armenisë në shkurt të vitit 2014, e ku dha dorëheqje në mars të vitit 2015 pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë kombëtare në Euro 2016. Që nga viti 2015 e deri më tash ai e ka kryer funksionin e skautit në skuadrën kampione të Zvicrës, Bazel. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka lëshuar një njoftim të rëndës...
-
Jeta Rafuna: Jemi të gjithë bashkë për fitoren e 9-të shkurtit, e vendit të ia kthejmë shpresën me Kryeministrin Lumir Abdixhiku
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur n...
-
Biden bëhet për herë të parë stërgjysh
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të...
-
Skena apokaliptike nga Los Angeles: Shihni pasojat e deritanishme të zjạrreve
Zjarret rrethuan Los Anxhelosin këtë të enjte dhe ndërsa situata doli jas...
-
Kriptovalutat: Cilat janë parashikimet e ekspertëve për vitin 2025?
Të gjithë presin të kuptojnë se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm në tregun...
-
Haradinaj fton diasporën të votojë: Numri fitues është 137
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
“Pranvera e hershme” – Ambasadori gjerman në Kosovë shijon Prizrenin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e...
-
Ramadani-Maqedoncit: Publikoje letrën që ia keni dërguar KFOR-it
Ish-kryeinspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bu...
-
Maqedonci e konfirmon letrën, Qeveria Kurti e respekton zotimin për mosdërgimin e FSK-së në Veri pa koordinim
Gjatë ditës së djeshme u raportua se Qeveria e Kosovës ia kishte dërguar KFOR...
-
Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh persona...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Është zvogëluar koha e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhë...