Kush është top zyrtari i këtij pushteti që ka folë pesë herë në telefon me Radojçiqin? – Buzhala paralajmëron përgjime
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 09 July 2023
“Pesë herë je dëgju në telefon me Milan Radojçiqin”, janë fjalitë e para që dëgjohen në një video të publikuar nga Gazeta Nacionale, e që është një video shpjeguese nga gazetari Berat Buzhala, për atë që pritet të publikohet ditëve në vijim. Çka pritet të publikohet?
Gazetari Berat Buzhala, ka paralajmëruar publikimin e disa përgjimeve, ku dëgjohet zyrtarë shumë të afërt të Kurtit, duke koordinuar veprime, respektivisht veprime politike e shtetërore, së bashku me njerëz të afërt me Milan Radojiçiq. Krejt këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.
“Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të.” – ka thënë Buzhalla fillimisht.
Tutje Buzhala ka thënë se një politikan shqiptar e i afërt me Kurtin, takohet me “messengerin” e Radojiçiqit, e lexojnë mesazhe të Radojiçiqit së bashku. Tutje Buzhala ka thënë se aty shihet se si Milan Radojiçiq thotë se nëse ai vendos t’i nxjerrë mesazhet me Qeverinë, “do t’ia thyejë kokën Qeverisë”.
“Ditëve në vijim do t’i publikoj këto materiale, që i konfirmojnë këto që po i them” – shton Buzhala.
Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë.
“Pas publikimit të këtij përgjimi kanë me u shtru shumë pyetje, e kanë me u prit shumë përgjigjje. A është e mundur që Kurti i cili kërkonte përgjegjësi nga prokurorët në Kosovë, se pse nuk po e arrestojnë të njejtin, në anën tjetër njerëzit e tij duke folur në telefon me të, biseda të gjata” – ka thënë Buzhala.
Tutje Buzhala ka thënë se me anë të këtyre përgjimeve do të demaskohet narracioni i tyre se nuk kanë bërë koalicion me Listën Serbe, sepse na del se në anën tjetër, VV-ja koordinohet me Listën Serbe edhe për veteranët e UÇK-së.
Të gjitha këto përgjime, pritet të publikohen ditëve në vijim në Nacionale.com.
VIDEO:
Të tjera
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....