Sport

Kush është lojtari që Bajerni e kërkon me ngulm

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 26 December 2018

Gazeta spanjolle AS raporton se Atletiko e Madridit ka informuar Bayern Mynihun se nuk do ta shesë 22-vjeçarin Lucas Hernandez në merkaton e janarit.

Është raportuar se bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit francez.

Kampionët në fuqi të Bundesligës dëshirojnë që të marrin kreun dhe të mundin konkurrentët e Borussia Dortmundit në garën për titull.

-Advertisement-

Për ta bërë këtë, skuadra e Niko Kovac duhet të përforcohet dhe Lucas është një prej objektivave mirëpo Atletico nuk do të lejojë largimin e lojtarit të paktën deri në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera