Kush është ish-zyrtari i PDK-së që hapi partinë më të re në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 18 April 2022
Më 9 mars është regjistruar partia më e re politike në Kosovë, dhe një rreth një muaj më vonë kryetari i saj, një ish-funksionar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shpalosur idetë e tij politike.
Isa Agushi, kryetar i Bashkimit për Ndryshim – Anamorava, tha se me epiqendër të interesit i kanë komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë e Viti, por që programin dhe synimet i kanë të shtrihen në gjithë Kosovën.
Për Gjilanin, thotë se e ndihmoi ardhjen e Alban Hysenit në krye të Komunës, por sipas tij, Hyseni nuk po arrin të bëjë ato që premtoi, pasi edhe buxheti i lëshuar nga Qeveria është i vogël.
Ai mes tjerash në Klan Kosova, foli edhe për pikëpamjet e tyre politike-programore karshi zhvillimeve të fundit.
Sipas Agushit, Qeveria nuk do duhej t’i ndante nga 100 euro për 800 mijë qytetarë.
Por, me të njëjtat para, mund të financojë projekte mbi energjinë e ripërtritshme, pasi Kosova po përjeton krizë energjetike në sezonin e dimrit. Ndërsa, sipas tij, ekzekutivi do duhej t’i rriste vetëm asistencat sociale për rreth 20%. Ndërsa për sigurinë, meqenëse Agushi është ish ushtarak i shkolluar, dhe ish pjesëtar i UÇK-së, rekomandoi forcimin me armatim të FSK-së, pasi rreziku është i hapur çdo herë nga Serbia.
Para se të fillonte rrugëtimin e ri në politikë, me subjektin e sapohapur, Isa Agushi kishte shërbyer si asamblist nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për dy mandate.
Në njoftimin e dorëheqjes nga PDK-ja, ai ishte shprehur mjaft i ashpër me lidershipin e ri të partisë. Kishte falënderuar ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin por jo edhe kryetarin aktual, Memli Krasniqin.

Të tjera
-
Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj
Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. ...
-
Kosovari vd*s pas s*lmit me th*kë në Zvicër, arrestohet një ugandas
Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartam...
-
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet
Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë s...
-
Zëri i Amerikës rifillon punën javën e ardhshme
Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta mbyllte në me...
-
Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pë...
-
Tre të lënduar në një aksident në Bresalc të Gjilanit
Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku k...
-
KFOR zhvillon patrullime përgjatë vijës kufitare për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të vendosur në Komandën Rajonale Lindje të mi...
-
Punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna thotë se të hënën do të jetë gati për qarkullim
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të pë...
-
Çitaku: Dehari ia ndali fjalën nënshkruesit të Pavarësisë, por jo edhe Listës Serbe – Turp
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen ...
-
AKK kërkon nga qeveria miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve: Komunat do të përballen me vështirësi
Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që të procedohet ...
-
Osmani: Partneriteti i Kosovës dhe Malajzisë po bëhet më i fortë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Malajzia janë një partneritet...
-
“Sot kur zgjohna në mëngjes kom frikë mos jom andërr, e po ma zhvesh dikush uniformën” – Emocionon ushtarja e FSK-së, teksa flet sa krenare ndjehet për këtë punë
Një nga gratë e para që është bërë pjesë e FSK-së, është Mimoza Terzija, shkr...