Kush është Ambasadori i ri i ShBA’së në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 19 November 2021
Senati amerikan e ka konfirmuar si ambassador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, diplomatin Jeffrey M.Hovenier. Ai do ta zërë vendin e ambasadorit të deritanishëm, Philip S.Kosnett. Por, kush është Hovenier?
Në korrik të këtij viti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi ishte bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë.
Sot, ai është konfirmuar si ambassador edhe nga Senati amerikan.
“Jeffrey M. Hovenier nga Uashingtoni, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Kategoria e Ministrit-Konsulentit, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Votimi i nominimit është vendosur në Kalendarin Ekzekutiv të Senatit më 19 tetor 2021. Nominimi është pranuar nga Presidenti më 13 korrik2021″, thuhet në njoftimin e Senatit.
Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Hovenier ka qenë zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.
Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.
Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.
Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.
Në pozitën e ambasadorit në Prishtinë, ai do të zëvëndëjë, ambasadorin e tanishëm, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ambasadori Kosnett e kishte uruar Hovenier për nominimin që të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Të tjera
-
Trupi i Papa Françeskut do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit para varrimit
Trupi i Papa Françeskut do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërku...
-
Policia me aksion në Shtërpcë
Policia ka nisur një aksion në Shtërpcë mëngjesin e sotëm. Sipas raportimi...
-
Demaku i PDK-së: Në seancë marrim pjesë, pastaj e shohim si rrjedhin gjërat
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka folur shkur...
-
Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjet me Emiratet mes kritikash dhe kundërshtimesh
Kuvendi i Malit të Zi i ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjet që ra...
-
Trump: Do të ulim ndjeshëm tarifat ndaj Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi dje mundësinë e një lehtësimi të ...
-
Presidentja Osmani udhëton drejt Finlandës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë,...
-
Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot ...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, sot mbahet konferenca për ecurinë e çështjes
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e p...
-
Seanca konstituive, a do t’i ketë VV-ja sot votat?
Me fillim nga ora 10:00 pritet të vazhdojë sot seanca konstituive e Kuvendit ...
-
Komandanti i FSK-së viziton Qendrën Kombëtare ‘Özdemir Bayraktar’ në Truqi
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
“Një qeveri e mirë pro-amerikane që e heq taksën 10% – një kryeministër nga opozita”, Haradinaj flet për Hamzën edhe për Abdixhikun
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dekl...
-
Qëndrimi i Kurtit në postin e kryeministrit konsiderohet shkelje kushtetuese
Për katër herë radhazi deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë ...