Kush është al-Jolani? Lideri i rebelëve që përmbysën Assadin në Siri
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 08 December 2024
Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani (ai që vjen nga Lartësitë Golan), i cili kryeson Hayat Tahrir al-Sham (Hts), një grup që është bërë forca më e fuqishme e armatosur e opozitës në Siri. Themeluesi i HTS, al-Jolani ka kërkuar të distancohet nga forcat e tjera të armatosura në lidhje me operacionet ndërkufitare, duke u fokusuar në krijimin e një “Republike Islame” në Siri. Që nga viti 2016, ai dhe grupi i tij e kanë vlerësuar veten si “kujdestarë të besueshëm të një Sirie të çliruar nga al-Assad”.
I lindur në vitin 1982 në Riad të Arabisë Saudite, ku babai i tij punonte si inxhinier nafte, ai u kthye në Siri në vitin 1989, duke u vendosur pranë Damaskut. Dihet pak për kohën e tij në Damask përpara se të transferohej në Irak në vitin 2003, ku ai iu bashkua Al Kaedës në Irak. I arrestuar në vitin 2006 dhe i izoluar për pesë vjet, al-Jolani krijoi kolonën siriane të Al Kaedës, Frontin al-Nusra, e cila rriti ndikimin e saj në zonat e kontrolluara nga opozita, veçanërisht në Idlib. Al-Jolani në ato vite koordinoi me Abu Bakr al-Baghdadi, kreun e “Shtetit Islamik në Irak” të Al Kaedës, i cili më vonë u bë ISIS (ISIS).
Në një intervistë televizive të dhënë në vitin 2014, ai deklaroi se Siria duhet të qeveriset sipas ligjit islam dhe se pakicat e vendit, të krishterët dhe alavitët, nuk do të mirëpriten. Qëllimi i deklaruar i Hts është të çlirojë Sirinë nga sundimi autokratik i Asadit duke “përzënë milicitë iraniane” nga vendi dhe duke krijuar një shtet sipas interpretimit të tij të “ligjit islamik”. (A2 Televizion)
Të tjera
-
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, sot...
-
Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepro...
-
Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin thotë të pavërteta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e...
-
KOSTT njofton se një pjesë e Prishtinës s’do të ketë rrymë tri orë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...
-
Dakaj ironizon: Kjo qeveri i ka subvencionu qytetarët me klima, sot del ju thotë me kursy rrymën
Gazetari, Shkelzen Dakaj ka komentuar reduktimet e shumta me energji elektrik...
-
Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Kuti i bën sërish thirrje mërgatës për regjistrim: Katër minuta të kohës suaj, katër vjet vendimtare për Kosovën
Përmes një video të publikuar në Facebook, nga vetura, Kryeministri Albin Kur...
-
Asamblisti ferizajas: Vëllai erdhi për festa, u detyrua për shkak të reduktimeve të kthehej në Gjermani
Asamblisti nga radhët e PDK-së në Komunën e Ferizajt, Sedat Ismajli thotë se ...
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...