Fokus

Kush e shkakton perden e syrit? – Flet oftalmologu kosovar

Autori: Elvira Haxhiu 10:23 | 26 October 2023

Këtë javë në emisionin e shëndetësisë “Doktor Plus” me Betim Morina, prodhim i Gazetës Infokus, është diskutuar për kataraktën e syrit, apo siç njihet ndryshe edhe si perdja e syrit.

Për të dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi patologjik i ftuar ishte oftalmologu, Burim Zhuri, i cili foli për shkaqet që qojnë deri tek krijimi i perdes së syrit.

Ai tha se një prej shkaktarëve kryesor është mosha.

-Advertisement-

“Njëri prej shkaktarëve është mosha, ndodhin disa ndryshime në brendi të thjerrëzës të asaj strukture kristaline ku thjerrëza është e përbërë prej ujit dhe proteinave, prej qelizave që përmbajnë proteina dhe ato proteina fillojnë mu denatyru ose mu prishë edhe ajo prishje gradualisht ndikon që me ardhë deri të turbullira”, ka thënë Zhuri për Doktor Plus.

Gjithashtu, në formimin e kataraktës së syrit sipas oftalmologut ndikojnë edhe sëmundjet e ndryshme dhe abuzimi me ilaçe.

“Sëmundjet e ndryshme, në këtë rast diabeti ndikon, sidomos diabeti i tipit 1 mund të ndikojë që të paraqitet një pëlhurë dhe pacienti të vijë me ankesa edhe tjetra abuzimi me ilaçe”, u shpreh ai./Gazeta Infokus/

Ndiqni këshillat e oftalmologut:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera