Kusari: S’kemi përplasje me SHBA-në për Asociacionin, ai s’mund të bëhet pa Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 30 January 2023
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari tha se Qeveria nuk ka përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me Asociacionin.
Në takimin e nesërm të thirrur nga amerikanët, Kusari tha se janë ftuar edhe disa ministra dhe përfaqësues të zyrtarëve të lartë të shtetit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka asnjë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka pasur. Ne mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin dhe agjendën e dialogut”, tha ajo para gazetarëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar ministra të dikastereve të veçanta që konsiderojnë se mund të kontribuojnë në diskutimin rreth Asociacionit”, tregoi Kusari.
Kështu, ajo hodhi poshtë deklaratat se nga pozita nuk do të ketë përfaqësues në këtë diskutim, duke përsëritur se “ka mjaftueshëm ministra dhe përfaqësues të kabineteve të zyrtarëve të lartë që janë ftuar për të diskutuar”.
Ajo tha se Asociacioni nuk mund të bëhet pa Qeverinë.
“Asgjë nuk mund të bëhet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarrëse, Qeveria, Kuvendi. Nuk ka mekanizëm tjetër, ka instrumente, por në aspektin ligjor dhe të obligueshëm janë këto institucione që përmenda”, tha ajo.
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë në disa raste se do të gjejnë partnerë alternativë në rast se Qeveria nuk do ta formojë Asociacionin. Ai ka thënë se një parti dhe një individ nuk mund ta ndalë këtë.
Të tjera
-
Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vint...
-
ASK: Nuk ka rënie të madhe të numrit të popullësisë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Arrestohet në Ferizaj, kërkohej për një vrἀsje në tentativë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmjen e së enjtes, i cili ishte ...
-
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Kompania LATEL është shpallur kompania më e mirë në pronësi të huaj për perfo...
-
“Shtylla e familjes” – Prindon Sadriu me urim të veçantë për ditëlindjen e gruas Presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po feston ditëlindjen e saj të 42-të. ...
-
Pengoi personat zyrtarë në kryerje të detyrës, arrestohet gruaja në Mitrovicë
Një grua është arrestuar në Mitrovicë pasi që e njëjta dyshohet se ka penguar...
-
Prishtinë: Një qytetar raporton se u sulmuἀ dhe u kἀnos me ἀrmë, policia në ndjekje të të dyshuarit
Një person në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar dhe është kanosur me ar...
-
Presidentja Vjosa Osmani mbushë 42 vjet
Presidentja Vjosa Osmani ka mbushur sot 42 vjet. E lindur në Mitrovicë, Os...
-
Ka vdẹkur ish-kryetari i Pejës
Të premten në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje, ka vdekur veprimt...
-
Analisti ushtarak nga Beogradi: Vuçiq e çon ushtrinë në kufi me Kosovën veç për propagandë
Aleksandar Radiq, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtua...
-
Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serb...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrἀsjes së Shqiponja Isufit
Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 ...