Kusari-Lila:Ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të jetë përparim
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 12 September 2023
Për takimin e nivelit më të lartë politik ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet më 14 shtator, në Bruksel, për pritshmëritë nga ky takim, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se në këtë takim do të ketë përpjekje për të gjetur pulsin që do të rrahë ende për procesin e dialogut.
“Ne si shtet është e rëndësishme që të fokusohemi në atë se çfarë do të funksionojë dhe duhet të funksionojë në Kosovë që ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve në veri të vendit, me procesin e hapave të zbatimit të marrëveshjeve a sekuencimi i asaj që është arritur deri më tash, me çështjen e rrymës, me çështjen e të pagjeturve”, nënvizoi Kusari-Lila.
Ajo më tej shtoi se “si SHBA e BE duhet të prioretizojnë qartazi mbi atë se çfarë do të thotë rritja e efikasitetit të shteti tonë në raport me shtrirjen e integriteti të plotë, gjithashtu në rritje e funksionalitetit në qeverisjen lokale dhe asaj qendrore dhe marrjen e përgjegjësive në gjithë destabilitet që e solli Serbia në Kosovë”.
Kusari-Lila përmendi aksionet e Policisë së Kosovës, duke zënë armatim të llojeve të ndryshme në veri të vendit, që, sipas saj, Serbia sikur po dëshmohet se është e gatshme të hyjë në një konflikt të armatosur.
Lidhur me rezultatin e takimit të së enjtes në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq, deputetja Kusari-Lila u shpreh se mund të ketë një rezultat që do të përfshinte një dalje në një terren të konstruktivitetit, natyrisht me një presion të shtuar ndaj Vuçiqit.
“Ndalimi i aktivitetit destruktiv të Serbisë do të jetë përparim”, u shpreh Kusari-Lila në RTK Prime.
Kurse lidhur me kërkesat e BE-së ndaj Qeverisë Kurti, për organizim të menjëhershëm të zgjedhjeve në veri të vendit, tërheqja e kryetarëve të katër komunave në veri, si dhe Asociacioni, shefja e GP të LVV-së, Kusari-Lila tha se Ministria e Pushtetit Lokal ka qenë në koordinim të plotë me OSBE-në, me KQZ-në në raport me Udhëzimin Administrativ, që, sikundër u shpreh ajo, që të bëhet diçka që ofron mundësinë e angazhimit të qytetarëve që garanton sukses në procesin zgjedhor.
Ajo kritikoi qasjen në kushtëzime që, sipas saj, është jashtë parimit demokratik.
Kusari-Lila mohoi mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti në rast të mosarritjes së marrëveshjeve në mes Kosovë e Serbisë, ngase këtë e pamundësojnë numrat në Kuvendin e Kosovës, si dhe parimet në të cilat mbështetet kjo qeveri. “Janë kthim në binarë të barazisë së plotë në procesin e negociator në kontekstin e dialogimit”, deklaroi, mes tjerash, Kusari-Lila në RTK Prime.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...