Lajme

Kusari-Lila njofton datën e mbajtjes së seancës për Ligjin e Pagave

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 16 December 2022

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për media ka bëre të ditur se është caktuar seanca për projektligjin për reformën e administratës publike, projektligji për zyrtarë publik dhe ligjin për paga. Ajo do të mbahet të enjten duke filluar prej orës 10:00.

“Është caktuar seanca e radhës së kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e dini dje është votuar procedura e përshpejtuar e shqyrtimit në lexim të dytë e ligjeve tepër të rëndësishme. Për reformën e administratës publike, projektligji për zyrtarë publik dhe ligji për paga. Ajo seanca do të mbahet të enjten në orën 10:00 sipas vendimit.

Të enjte gjithashtu kuvendi do të bëje shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë dhe financave publike. Seanca do të shqyrtojë në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin e ligjit për agjencinë kosovare për krahasim dhe verifikim e pronës” tha ajo.

-Advertisement-

“Për të enjten në agjendë është edhe debati parlamentar në lidhje më raportin e komisionit evropian për Kosovën për vitin 2022”, theksojë Deputetja e VV-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera