Kusari-Lila: Në Bruksel po diskutohet veç çështja e parave që u vijnë serbëve si ndihmë nga Beogradi
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 27 February 2024
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se në Bruksel po diskutohet çështja e parave të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë, e që vijnë si ndihmë nga Serbia.
Përveç kësaj, ajo tha se çështje të tjera s’pritet të diskutohen në këtë takim. Në Bruksel ka shkuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ndërsa nga pala serbe, kryenegociatori Petar Petkoviq. Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak mbajti takime të ndara me ta, e më pas një takim trepalësh.
“Vetëm siç e dini çështja e dinarit ka të bëjë edhe me transferet të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë që vijën si ndihmë nga Serbia. Përderisa është e paraparë edhe në ligjin për menaxhimin e financave të pushtetit lokal, që parashihet që këto transfere bëhen zyrtarisht përmes llogarive të veçanta. Për tu vendosur ky komunikim dhe kjo mënyrë, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së. BQK-ja është institucion i pavarur i zgjedhur sipas ligjeve në fuqi prej Kuvendit të Republikës, i raporton Kuvendit, prandaj e vetmja çështje e cila diskutohet mund të jetë transferi i mjeteve që behën nga nja Bankë që në Serbi quhet Banka Popullore tek Banka Qendrore e Kosovës”, tha Kusari-Lila për Ekonomia Online.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se LVV-ja po i shkel premtimet se çështjet e brendshme nuk do të diskutohen ne dialogun me Serbinë, ajo tha se në këtë rast nuk ka shkelje të premtimeve por realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion.
““Jo në fakt nuk e shohë shkelje të premtimeve e shohë realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion, prej institucioneve të pavarura siç është BQK-aj e deri tekë qeveria e Republikës si institucioni ekzekutiv përgjegjës për dialogun ashtu siç është paraparë edhe e thënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Kusari-Lila.
Të tjera
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...