Lajme

Kusari-Lila Edi Ramës: Mbylleni Ballkanin e Hapur, në kohë vere akulli mund të shkrihet

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 19 June 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka propozuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”, pas tensioneve në rritje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Kusari-Lilës vjen pas një qëndrimi të sotshëm të Ramës, i cili ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje raportesh nëse nuk liron tre policët kosovarë.

“Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, ka shkruar sot Rama.

-Advertisement-

Ndërkaq, Kusari-Lila ka thënë me ironi se “është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet”.

“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut.  Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë 🇷🇸 nuk bëjnë”, ka shkruar shefja e deputetëve të VV-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera