Kusari Lila: Draft statuti i Ramës para se të shkojë në Francë e Gjermani duhet të jetë i Kosovës
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/Mimoza-Kusari-Lila-e1675258069199-850x517-1-768x467-1-768x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 08 June 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila deklaroi sot se nuk e kanë parë draft-statutin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Përtej asaj se një iniciativë ndoshta me qëllim të mirë, por që mund të shkoj keq, është një thënie e vjetër që thotë se ‘rruga për në ferr është e ndërtuar me qëllime të mira. Prandaj nuk e shoh jashtë këtij konteksti as këtë propozim”, deklaroi Kusari Lila, derisa tregoi se nuk e kanë parë draft-statutin e Asociacionit.
“Ne nuk kemi si ta shohim, për arsye se nuk e kemi parë atë draft-statut. Siç ka thënë vet kryeministri Rama, nuk është konsultuar. Unë mendoj që specifikat dhe rrethanat e këtij procesi në Kosovë, janë të tilla që duhet pasur në konsideratë, krejt historinë e këtij procesi dhe natyrisht rëndësinë e kuptimit të rrjedhës përpara bazuar në parime”, tha ajo.
Ajo tha se raportet me Shqipërinë janë më tepër se fqinjësore. Kusari-Lila u shpreh se draft-statuti i Ramës para se të shkojë Francë dhe Gjermani, duhet të jetë i Kosovës.
“Ky dokument i shkruar nga zotëri Rama besoj përfundon atje për ku është nisur. Ai dokument nuk është për Francën, për Gjermaninë e shtetet tjera. Ai dokument është për Kosovën, para se të shkojë atje duhet të jetë i Kosovës, me Kosovën dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar në formën e ofrimit të një drafti të statutit. Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve, të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë, e natyrisht edhe me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”, shtoi Kusari-Lila.
Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi./KP/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/BKT-Kosova-The-Banker-2023-scaled.jpg)
Të tjera
-
Një i vdẹkur në aksidentin e rëndë në Bërnjak, shoferi arrestohet
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur dje në Bërnjak, ku një person ka vdekur. ...
-
Orban në Kinë për arritjen e paqes në Ukrainë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar sot me presidentin kinez...
-
Sot lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë”
Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën ndërgjegjësuese kundër...
-
U arratis nga burgu, Faton Hajrizi shfaqet në “TikTok”: Nuk jam ai që policia më pasqyron
Faton Hajrizi i cili të shtunën më 6 korrik, u arratis nga Qendra Korrektuese...
-
Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kre...
-
Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, deklaroi sonte, pa...
-
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë javë territori i Shqipëri...
-
U ther me thikë të shtunën e ndërron jetë mbrëmë, çka dihet për rastin e 26 vjeçarit në Prizren
Policia dje njoftoi se A.Th., 26 vjeçar, të shtunën është dërguar në spitalin...
-
79-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të...
-
Kosova dhe Shqipëria me kontrolle të përbashkëta në pikëkalimet kufitare, Sveçla e Balla sot nënshkruajnë protokollin
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homolog...
-
Shqetësimet mbi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, evropianët po kërkojnë të mbrojnë NATO-n
Aleatët e NATO-s mblidhen në Uashington për një takim të nivelit të lartë që ...
-
Moti për sot: Temperaturat deri në 36 gradë
Për sot parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa ...