Sport

Kurzawa viktimë e shantazhit si Valbuena

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 18 September 2017

Një tjetër video-skandal ka përshirë Kombëtaren Franceze të Futbollit. Këtë herë protagonist është Kurzawa, viktimë e një shantazhi, por që ndryshe nga rasti i Valbuenas përmbatja e videos të tij nuk është intime por prek direkt dhomën e zhveshjes së Bluve të Frances.

Në këtë video mbrojtësi i majtë i Paris Saint Germain, shfaqet duke kritikuar publikisht trajnerin Didier Deschamps teksa ndodhej nw njw bar me njw mik tw tij. Sic bëjnë të ditur mediat franceze një grup i organizuar prej 5 personash janë vënë nën pranga për shantazh ndaj 25 vjecarit francez. Të arrestuarit i kanë kërkuar lojtarit një shifër prej 100.000 eurosh për të mos e bërë publike këtë video.

Kurzawa ka lajmëruar menjëhërë policinë dhe departamenti që merret me cështjet e luftës kundër krimit të organizur ka zbuluar personat e përfshirë në këtë shantazh. 3 të pandehur janë kapur në flagrancë teksa i kishin zënë pritë Kurzawas në dalje të shtëpisë për të marrë shpërblesën e kërkuar. Dy të tjerë janë arrestuar më vonë të akuzuar si bashkëpunëtor. Tashmë cështja i ka kaluar gjykatës së Versajës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera