Opinione

Kurtit dhe Osmanit mes Ligjit dhe Diplomacisë: Pozita e Vështirë në Çështjen e Urës së Ibrit

Autori: Shenoll Muharremi 12:02 | 02 August 2024

QUINT-i dhe NATO e kanë vendosë në një pozitë të vështirë Kryeministrin dhe Presidenten rreth hapjes së rrugës të Urës së Ibrit. “Nuk e mbështesin ndryshimin e statusit për Urën e Ibrit”. Ky është një pozicion i fortë dhe i ‘guximshëm’.

Me njërën anën Kurti dhe Osmani kanë plotësisht të drejt me pozicionet e tyre që janë të bazuara në kushtetutë dhe ligjshmëri. E në anën tjetër, Kosova nuk ka sovranitet të plotësuar, sidomos në aspektin e mbrojtjes.

Por as lirinë nuk e ka fituar vet, e as shtetin dhe institucionet (ligjet dhe kushtetutën) nuk e ka ndërtuar vet. Situatë komplekse. Duke pas parasysh që zgjedhjet janë afër, Kurti mund të vazhdoj të luaj të fortin me këtë rast dhe të vazhdoj me planet e tija.

-Advertisement-

Matjet publike po sugjerojnë që votuesi po e vlerëson personalitetin e të fortit si shkathtësinë primare të liderit. Kurti është i vetëdijshëm dhe mund të eksploroj këtë para zgjedhjeve. Rrjedhimisht, mund të kemi muajt e ardhshme një situatë komplekse rreth sigurisë dhe bashkëpunimit me aleatët tanë, apo garantuesit e integritetit territorial të Kosovës. Gjithashtu ka filluar të vihet në sprova siguria në veri me hedhjen e disa bombave dhe eksplozivëve që periudhën e fundit janë shpeshtuar.

Nuk po kalon javë pa pasur ndonjë shpërthim. Rrjedhimisht, situata e sigurisë është fragjile në veri. Një veprim më i matur i Kurtit do të ishte të konsideroj me kujdes rekomandimin e QUINT-it dhe NATO s dhe të fokusohet në fushatën e tij zgjedhore.

Rruga mbi Urën Ibër mund të hapet ndoshta edhe në një periudhë më të qetë dhe favorshme të sigurisë. Për shkak të specifikave rreth mbrojtjes dhe sigurisë të integritetit dhe kufijve të Kosovës, ne në një botë normale do të duhet të bashkëpunojmë dhe të dëgjojmë këshillat si kjo për shkak se alternativat janë të tmerrshme.

Nëse ne nuk përfillim një këshill kaq të dhënë direkt, atëherë nesër mund të mos kemi përkrahjen ndaj një sulmi eventual gueril në veri. Gjithashtu, kur te thonë disa aleatë kështu drejtpërdrejt, pasojat komplikimit dhe krizave të sigurisë do i bartin vet kryeministri dhe qeveria e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera