Lajme

Kurti viziton punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan: Shteti ia ka pasur borxh Anamoravës këtë për çerek shekulli

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 21 July 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka parë nga afër punimet që po bëhen në autostradën Prishtinë – Gjilan, duke thënë se ajo po bëhet.

Kurti falënderoi punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë, për siç tha, punën cilësore në zvogëlimin e distancës mes dy qyteteve.

“Falënderoj ministrinë, falënderoj punëtorët, pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e kryejnë kontratën dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë punë cilësore që do të zvogëlojë distancat ndërmjet komunave të Anamoravës në njërën anë dhe pjesës tjetër të Kosovës në anën tjetër, sepse shteti ynë i’a ka pasur borxh Gjilanit dhe Anamoravës në përgjithësi këtë lidhje me infrastrukturë rrugore të munguar për mëse çerek shekulli”, tha Kurti.

-Advertisement-

Tutje, kreu i qeverisë tha se do t’i kushtohet rëndësi punimeve cilësore por edhe ndriçimit e sinjalistikës, të cilat e kompletojnë autostradën Prishtinë – Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera