Kurti viziton konferencën vjetore DokuTech, takon nxënës e studentë që prezantuan projektet e tyre
Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 24 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi konferencën vjetore DokuTech, që po mbahet në hapësirat e TechPark, në Bernicë.
Këtë vit ajo po shënon edicionin e saj të 11-të, si një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.
Në komunikatën për media thuhet se në kuadër të kësaj ngjarjeje, Kurti është takuar dhe bashkëbiseduar me nxënës dhe studentë që kanë prezantuar projektet e tyre.
“Konferenca DokuTech mbledh liderë të mendimit, teknologë, inovatorë dhe ndërmarrës nga Kosova dhe jashtë vendit për të hulumtuar dhe diskutuar ndërthurjen e teknologjisë, kulturës dhe ndryshimeve sociale”.
“Në kuadër të kësaj ngjarjeje, kryeministri Kurti vizitoi aktivitetin DIY (Do It Yourself), ku pati rastin të takojë dhe bashkëbisedojë me nxënës dhe studentë të talentuar që prezantuan projektet e tyre inovative në teknologji moderne, si inteligjenca artificiale, robotika dhe realiteti virtual/augmentar”.
“Nga ky edicion, DokuTech është bërë pjesë e nismës OctoberTech, e cila përfshin edhe KOSICT dhe GroëthTank, duke e vendosur atë brenda një kuadri më të madh të ngjarjeve teknologjike të mbështetura dhe bashkëfinancuara nga Qeveria e Kosovës. Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin digjital dhe teknologjik të vendit, si dhe të mbështesë potencialin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit për rritje dhe eksport”, thuhet tutje në komunikatë.
Të tjera
-
Gjykata Speciale do të verifikojë asetet e Sali Mustafës për të kompensuar viktimat
Derisa shteti i Kosovës nuk dha indikacione se do te bëjë kompensimin e vikti...
-
Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, në prag të nisjes së natës finale të edic...
-
Darka e Lamës, Osmani: Trashëgimi që na la presidenti ynë historik
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se Darkën e Lamës, për sivjet e org...
-
“Ngërqi” për gjykimin e 42 tẹrrọristëve të Banjskës, “topi” sërish tek themelorja
Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme ia la në dorë Gjykatës Themel...
-
Hidhet grạnạtë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm n...
-
Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah cdo qytetari, do t’ua heqim barrën e pasigurisë sociale dhe ekonomike
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe n...
-
Presidentja Osmani organizoi Darkën e Lamës në SOS Fshatin e Fëmijëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit organizoi “Darkën e Lamës” ...
-
Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE-së
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të shtunën në një...
-
Ndërrimi i orës, BIK’u njofton për ndryshim të orarit të faljes së namazit
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin e orareve të faljes...
-
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, bartte ilegalisht tetë emigrantë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se po...
-
Abdixhiku nga Gjilani: Rinia kosovare meriton të ardhme të dinjitetshme, atë e ofrojmë ne
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ishte pjesëmarrës ...
-
Rama me shqiptarët në SHBA: Dua votën tuaj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimin me shqiptarët e Amerikës. Ai iu kë...