Kurti uron veteranët në ditën e tyre, kujton dhe nderon familjen Jashari
Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 30 December 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar veteranët për nder të ditës së tyre.
“Urime Dita e Veteranëve të UÇK-së të gjithë luftëtarëve të paepur për lirinë e Kosovës!”, kështu ka shkruar Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
E me këtë rast ai ka përmendur historinë e lavdishme të familjes Jashari dhe sakrificat e trimërinë e kësaj familje.
“Në Ditën e Veteranëve të UÇK-së
Ditë e hënë, 30 dhjetor 1991, ora pesë e mëngjesit. Në fshatin Prekaz i Poshtëm në zonën e Drenicës, njësite të policisë së Serbisë i rrethuan shtëpitë e Shaban Jasharit, një mësuesi patriot që atë kohë ishte 67 vjeçar. Shënjestra e policëve ishte djali i tij 36 vjeçar Ademi, që donin ta bënin të dorëzohej dhe ta arrestonin. Tre javë më parë, Ademi bashkë me nipin e tij Muratin ishin kthyer nga Shqipëria ku për një muaj rresht ishin stërvitur ushtarakisht nga oficerë të ushtrisë shqiptare”, ka shkruar Kurti.
“Por rruga në të cilën ishte nisur tashmë Ademi nuk e njihte dhe as e pranonte dorëzimin. Pas një rezistence të armatosur rreth gjysmë ore të të tre vëllezërve, Rifatit, Hamzës dhe Ademit, ata arritën të dalin jashtë perimetrit të shtëpive të rrethuara duke u bashkuar me shumë fqinjë dhe shokë që u kishin shkuar në ndihmë. Aksioni i policisë vazhdoi dhe rrethimi nuk u tërhoq deri në orët e vona të pasdites”.
“Atë ditë në Prekaz, dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 27 persona u ndaluan dhe u mbajtën gjithë ditën në borë, kurse në fund të ditës 50 fshatarë u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari që u mbajt dy ditë në Qendrën e Sigurimit në Mitrovicë ku u torturua nga policët. Rifati arriti të kthehej sërish në Gjermani, ndërsa Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet dhe jetuan ashtu në ilegalitet për gjashtë vite e dy muaj, nga dita e 30 dhjetorit 1991 e deri në rënien e tyre heroike gjatë rezistencës në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998”.
Kurti ka kujtuar dhe nderuar familjen Jashari për rezistencën e tyre në Prekaz më 30 dhjetor 1991, ku përndryshe data 30 dhjetor është rrënjosur në histori si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në kujtim dhe nderim të rezistencës së bijve të Shaban Jasharit në Prekaz më 30 dhjetor 1991, data 30 dhjetor është qarkuar në kalendarin historik si Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese, më shumë se dy mijë njerëz ranë dëshmorë kurse shumëfishi i tyre luftuan nën emblemën e UÇK-së dhe me flamur kombëtar shqiptar për çlirimin e vendit tonë Kosovës”, shkroi ai.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...