Lajme

Kurti uron Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 05 December 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që përkushtohen me kohën, energjinë dhe zemrën për të ndihmuar aty ku ka nevojë.

“Vullnetarizmi nuk është vetëm një akt ndihme, është solidaritet me të tjerët dhe thirrje për të gjithë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më humane. Qeveria jonë, shteti ynë është i përkushtuar për të mbështetur dhe inkurajuar çdo nismë vullnetare, duke krijuar mundësi që angazhimi juaj të ketë ndikim të qëndrueshëm”, theksoi Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke hartuar Koncept Dokumentin për Vullnetarizmin, përmes një mekanizmi të përbashkët qeveri-shoqëri civile.

-Advertisement-

“Synimi është nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit, si dhe ndërgjegjësimi për vlerat dhe mundësitë që sjell angazhimi vullnetar. Vullnetarët janë frymëzim dhe shpresë. 5 dhjetori është përkujtim për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përbashkimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Faleminderit të gjithëve që kontribuoni me shpirtin tuaj vullnetar!”, deklaroi Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera