Lajme

Kurti: Unë propozova që të nënshkruajmë marrëveshjen, Vuçiq e refuzoi kategorikisht

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 02 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi dhe takimin e së hënës ku u diskutua për marrëveshjen përmes planit të BE-së.

Ky raportim erdhi pas kërkesave të shumta të opozitës të cilët nuk pranonin të vazhdonin seancën pa qenë edhe kryeministri Kurti pjesë e saj.

Ndërkaq Kurti ka thënë se në takimin trilateral ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjes derisa është refuzuar kategorikisht nga presidenti i Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në takimi trilateral unë ofrova nënshkrimin tim për marrëveshjen  Propozimin tim për të nënshkruar marrëveshjen e refuzoi kategorikisht Vuçiq.  Siç e tha edhe Borrell ky dokument nuk do të diskutohet më, të dy palët janë pajtuar me një propozim të tillë por kjo nuk do të thotë që marrëveshja është arritur. Pranimi bëhet vetëm pas nënshkrimit të dy palëve, fillimisht sipas procedurës së kontraktimit ndërkombëtar të shteteve. Refuzimi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen, rrjedhimisht nuk kanë gatishmëri për ti dhënë formë obligative ndërkombëtare e juridike marrëveshjes së tillë”, ka thënë Kurti.

Derisa sipas tij refuzimi nga ana e Serbisë tregon se për kë është e dëmshme një marrëveshje e tillë.

“Më lejoni të ripërsëris që ka një dallim të madh ndërmjet në njërën anë pranimit të një teksti të një marrëveshje si një dimension simbolik dhe në anën tjetër pranimit për ti ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj. E para është pa asnjë pasojë juridike, politike dhe ekonomike dhe e dyta ka pasoja politike dhe juridike të gjitha në nivelin ndërkombëtar në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i i Serbisë e ka refuzuar të dytën pra po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët  Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime por natyrisht do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin nacional se për kë është e dëmshme një marrëseje  tillë e për kë jo” ,ka shtuar i pari i ekzekutivit në Kuvend./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera