Lajme

Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 30 June 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë premtim për heqjen e vizave, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i ekzekutivit ka thënë se në të kalurën ka pasur raste kur është thënë se heqja e vizave do të ndodhë për 12 ose 15 muaj.

“Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave. Kemi pasur raste kur në të kaluarën kanë thënë se do të ndodh për 12 muaj, 15 muaj. Mua asnjëherë nuk më keni dëgjuar ashtu”, tha Kurti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh për shkak se disa vende nga Bashkimi Evropian po hezitojnë.

“Muajin e ardhshëm bëhen katër vjet kur Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave. Por, ka vende që ende hezitojnë dhe rezistojnë. Ka edhe deklarata që nuk janë në linjë as me vet Brukselin, por më shumë s’kemi çka të bëjmë”, ka thënë kryeministri Kurti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera