Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, diskutohen zgjedhjet e brendshme
Autori: Gazeta inFokus
21:28 | 23 Tetor 2026
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të partisë për periudhën e ardhshme.
LVV-ja bëri të ditur se, pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim është arritur dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Sipas partisë, ky proces synon ripërtëritjen dhe fuqizimin e strukturave organizative, zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë dhe avancimin e kuadrove brenda Lëvizjes.
Ky është njoftimi i plotë i partisë:
Sonte, në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e Qendrave të Lëvizjes në Kosovë dhe në mërgatë. Në këtë takim, krahas Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministrit, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, dhe Koordinatorit të Qendrave, Salih Zyba, morën pjesë edhe anëtarë të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes.
Në mbledhje u diskutua për situatën aktuale politike në vend, zhvillimet institucionale, prioritetet e qeverisjes dhe angazhimet politike e organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në periudhën që kemi përpara.
Kryetari njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, falënderoi të gjitha strukturat organizative të Lëvizjes, drejtuesit e Qendrave, aktivistët dhe anëtarësinë në Kosovë e në mërgatë, për punën e palodhshme, përkushtimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e parezervë në të gjitha proceset zgjedhore të deritanishme dhe në punën tonë për ecjen përpara.
Angazhimi i tyre, nga secila lagje e fshat, në çdo komunë të Kosovës dhe gjithandej mërgatës sonë, ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të forcës politike dhe organizative të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Me konsolidimin e institucioneve të Republikës, synimet dhe përgjegjësitë tona janë të qarta, punë e përditshme, e ndershme dhe e palodhshme në shërbim të qytetarëve, zbatim i zotimeve tona programore dhe avancim i reformave që fuqizojnë shtetin, zhvillojnë ekonominë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Besimi dhe mbështetja e qytetarëve na obligojnë që angazhimin tonë politik dhe institucional ta përkthejmë vazhdimisht në punë konkrete dhe rezultate të prekshme.
Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes iu kushtua çështjeve të brendshme organizative, me theks të veçantë procesit të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Pas diskutimeve me drejtuesit e Qendrave dhe anëtarët e Kryesisë, në parim u arrit dakordim për shpalljen e procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Zgjedhjet e brendshme përbëjnë një proces të rëndësishëm demokratik për ripërtëritjen, konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të strukturave tona. Ato janë mundësi për mobilizim më të fuqishëm organizativ, për zgjerimin e pjesëmarrjes së anëtarësisë, për avancimin e kuadrove dhe për forcimin e lidhjes së drejtpërdrejtë të Lëvizjes me qytetarët në çdo nivel të organizimit.
Nga ky proces, Qendrat tona synojnë të dalin edhe më të bashkuara, më të fuqishme dhe më të përgatitura për përgjegjësitë dhe angazhimet që na presin. Fuqizimi i organizatës sonë politike është i pandashëm nga përmbushja e përgjegjësive tona qeverisëse dhe nga ndërtimi i një alternative gjithnjë e më të konsoliduar në nivelin lokal.
Në veçanti, forcimi i Qendrave tona nëpër komuna është domosdoshmëri për ta shtrirë alternativën qeverisëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo lagje e në çdo fshat. Qytetarët tanë kanë nevojë për qeverisje lokale që vendos interesin publik mbi interesat e ngushta, që sjell zhvillim të barabartë, shërbime cilësore, transparencë dhe përgjegjshmëri. Alternativa jonë qeverisëse duhet të jetë gjithnjë e më e pranishme, më e organizuar dhe më e gatshme për t’u dhënë përgjigje nevojave konkrete të qytetarëve në secilën komunë.
Organizim më i fortë, angazhim më i madh dhe më shumë punë për qytetarët, në çdo komunë të Republikës, në secilën lagje e fshat.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































