Kurti u thotë grekëve që Kosova s’mund të bashkohet me Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 11 April 2022
Dikur kërkonte bashkim kombëtar, e sot gjërat duken se kanë ndryshuar.
Për kauzën e tij për bashkim kombëtar, tash që është pushtet, Kryeministri Kurti i ka thënë një mediumi grek se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave. Dhe, se nuk është Kryeministër vetëm i shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën dhënë gazetës greke, “Kathimerini”, tha se Asocioacioni i Komunave Serbe shkel “frymën dhe tekstin e Kushtetutës” dhe se kjo është diçka që ai dhe opozita e kundërshtojnë. Ai tha se këtë e kundërshtoi si opozitë dhe se gjatë seancave parlamentare hodhi gaz lotsjellës jo se ishte radikal, por se disa gjëra i impononte marrëveshja e Brukselit.
“Kosova do të bëhej një Bosnjë e re, një shtet jofunksional. Pasi Gjykata Kushtetuese na shpalli të pafajshëm, ajo konstatoi se i Asociacioni i komunave me shumicë serbe shkel frymën dhe tekstin e kushtetutës. Nuk ka incidente mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, në Serbi është çështje tjetër”, tha Kurti.
I pyetur nëse synimi i tij është bashkimi me Shqipërinë, Kurti tha se dëshiron lidhje të ngushta me Shqipërinë, por jo në dëm të pakicave.
“Unë nuk jam vetëm kryeministri i shqiptarëve, jam kryeministri i të gjithëve. Kushtetuta jonë nuk lejon bashkimin me vendet e tjera dhe është e vështirë të ndryshohet. Kosova dhe Shqipëria janë një popull në dy shtete, nuk duhet të harrojmë se kufiri mes nesh është vendosur nga Serbia dhe Jugosllavia. Kur Serbia sulmon Kosovën, ne reagojmë si popull shqiptar”, tha Kurti.
I pyetur pse flet për sulme kur përshtypja është se Serbia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik me vendet e rajonit, ai tha se Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se çdo ditë e krahason Kosovën me Krimenë.
Kurti tha gjithashtu se është i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas tij mund të destabilizohet për shkak të luftës në Ukrainë.
“Unë mendoj se Kremlini sheh tri vende të mundshme ku konfliktet mund të përshkallëzohen – në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Në Ballkanin Perëndimor, ata mund ta bëjnë këtë përmes Serbisë, prandaj jam i shqetësuar për rajonin tonë dhe veçanërisht për Kosovën. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake Rusi-Serbi, në vitin 2016 kanë qenë 50 dhe vitin e kaluar 100”, tha Kurti.
Ai po ashtu tha se Greqinë e konsideron partner si në BE, ashtu edhe në NATO dhe se shpreson që Greqia ta njohë Kosovën.“Nëse Greqia kryeson, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro do të pasojnë”, tha Kurti.
Të tjera
-
Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”
Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të ko...
-
Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh...
-
Kurti godet gjyqësorin për arratisjen e Enver Sekiraqës: Dështim, reforma në drejtësi urgjencë kombëtare
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur...
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vodhi para në Graçanicë e Uglarë
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka kërkuar caktimin e masës së p...
-
Tahiri: Në vend së të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet ‘kryeministër i dinarit’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “...
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...
-
Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po d...
-
Arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta te “Kafet e Vogla”
Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te ‘Kafet e Vogla’...
-
Presion ndaj Izraelit, 5 vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suks...
-
Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë
Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në k...
-
Rrufeja në Gjermani lëndon 10 persona
Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënd...
-
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Koso...