Lajme

Kurti u bën thirrje mësimdhënësve që të kthehen në shkolla: Kështu dilet nga kjo situatë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 08 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje mësimdhënësve që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në shkolla.

Kurti ka Podujeva ku është vendosur gurthemeli i shkollës së re “Ilir Konushevci”, Kurti përsëriti se Qeveria që ai e drejton ka ndarë mjete për të ndihmuar mësimdhënësit.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi, pra duke shkuar mësimdhënësit nëpër shkolla e po ashtu edhe nxënësit. Meqenëse nuk zhvillohet vendi pa arsimim, nuk zhvillohet ekonomia pa mësim dhe edukim ne i kemi ndërmarrë si asnjë qeveri më herët masa të ndryshme sociale për përmirësimin e kushteve për qytetarët, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit”, shtoi ai.

-Advertisement-

Kurti gjithashtu tha se Qeveria ka ndihmuar të gjithë qytetarët, e po ashtu edhe mësimdhënësit e nxënësit.

Të njëjtën thirrje e bëri edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Nagavci tha se tashmë është bërë dëm mjaft i madh tek nxënësit me mbajtjen e grevës.

“Jemi këtu në fshatin Llugë për vënien e gurthemelit të shkollës në fshatin Llugë, për të ofruar kushtet më të mira për 450 nxënës të këtij fshati. Gjatë këtyre ditëve kam vizituar disa komuna, ku janë duke u kryer punimet në infrastrukturë nëpër shkolla. Edhe këtu, bëj thirrje tek mësimdhënësit që të jenë pranë nxënësve – ashtu që të mos humbet asnjë orë mësimi, pasi dëmet e shkaktuar janë shumë të mëdha për nxënësit”, ka thënë Nagavci.

Në anën tjetër, kreu i SBASH-ut, Rrahaman Jasharaj disa herë ka përsëritur se kërkon dialog me Qeverinë për dalje nga situata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera