Lajme

Kurti thotë se shefi i CIA-s është një diplomat briliant

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 23 August 2024

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që pati me Shefin e CIA0s, William Burns, sot në mëngjes. Vizitën e Burns, e ka cilësuar si historike, e Burnsin si diplomat briliant.

Kurti ka deklaruar se “Qeveria po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant Ëilliam Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera