Lajme

Kurti thotë se i duhet të largohet: Mund të vi në ora 22:00 deri në 7 të mëngjesit

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 02 March 2023

Kryeministri Kurti gjatë raportimit për dialogut, tha se i duhet të largohet, derisa dha një propozim.

“Mua në orën 16:00 më duhet me shku, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar. Por unë e kom një propozim, nëse e konsideroni shumë të rëndësishme, unë mund të vi kur të lirohem, në orën 22:00 mund të vi sonte e deri në orën 7 në mëngjes, kur e kom takimin e parë, diskutojmë. Nëse jeni dakord, më njoftoni”, tha ai.

Më pas, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i tha se “të kishim thirr me ardhë, po po tutna po të nxen gjumi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera