Kurti thotë se është i gatshëm të takohet me Vuçiqin, flet edhe për vizat
Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 13 October 2022
Kryeministri Albin Kurti, është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kurdo që të caktohet takimi i radhës.
Ai ka deklaruar se në takimin e sotëm me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes dhe zbatimin e asaj për energjinë në veri.
Kështu ka deklaruar shefi i ekzekutivit pas vizitës në Miresh të Gjilanit.
“Kur të na thërrasin jemi të gatshëm që të zhvillojmë takimin e radhës, por në ndërkohë duhet të vijmë në arat që punohen, në çerdhet që na dhurohen. Jeta vazhdon”, deklaroi Kurti.
Në Gjilan ka folur edhe për takimin që pati me të dërguarin e posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak.
“Gjithmonë i kemi dy tema kryesore, e para është korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe e dyta janë çështjet aktuale. Në çështjet aktuale kryesorja për neve është zbatimi i marrëveshjes së energjisë, në mënyrë që edhe në veri të Ibrit të fillojë inkasimi për energjinë e konsumuar, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi që ta shfrytëzosh energjinë elektrike nga burimet e Kosovës e të mos paguash asgjë. Prandaj tek çështjet aktuale fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes për energjinë që edhe atje të paguhet energjia elektrike. Që është e domosdoshme për ekonominë tonë dhe për ligjet tona”, ka shtuar Kurti.
Ai është pyetur edhe për liberalizimin e vizave, për çka theksoi se kjo temë diskutohet në një instancë tjetër.
“Çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër, ajo çfarë kemi diskutuar ne është progresi i Kosovës në raportin e progresit edhe sa i përket rajonit Ballkanit jemi shumë mirë, më mirë se shumica. Gjithashtu edhe sa i përket raporteve të mëhershme të progresit jemi shumë më mirë”, ka përfunduar ai.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdheje dhe kanë vizituar një fermer, i cili ka të mbjella 10 hektarë grurë në Miresh të Gjilanit./KP
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...