Kurti tha se ShBA’ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën, Xhaçka: Kosova e ka më të rëndësishme se asnjëherë t’i ketë miqtë në krah
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 07 January 2023
“…unë kam takime të rregullta me ambasadorin amerikan për çdo javë dhe jemi vazhdimisht në kontakt e në komunikim dhe pothuajse gjithmonë pajtohemi, por jo gjithmonë, sepse unë nuk mund t’i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadori amerikan dhe as Sekretari i Shtetit apo Departamenti i Shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën”.
Për këtë deklaratë të fundit të Kurtit në një intervistë për Zërin e Amerikës u pyet ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila nuk e komentoi atë, por theksoi se Kosova sot e ka më të rëndësishme se asnjëherë që t’i ketë të gjithë miqtë në krah.
“Nuk kam asnjë koment për deklaratat që bën cilido përfaqësues i vendit të tij, aq më pak Albin Kurti. Nuk po besoj se deklarata e tij ka qenë kështu siç e thoni ju, unë e kam ndjekur. Por, Kosova sot e ka më të rëndësishme se asnjëherë që t’i ketë të gjithë miqtë në krah dhe SHBA-ja është një mbështetëse e palëkundur e rrugës së Kosovë drejt integrimit Europian. Krahas SHBA’ve, edhe partnerët europianë po bëjnë të pamundur jo vetëm për qetësimin e situatës në veri, por për të gjetur zgjidhjet më të mira për të shkuar drejt asaj që do të ishte njohja e ndërsjellët. Ne jemi avokatë të faktit se vetëm dialogu mund të na çojë atje”, u shpreh Xhaçka.
Më tej, Xhaçka tha se Kosova është në epiqendër të çdo vendimi që merr Republika e Shqipërisë. Ajo tha se Shqipëria ka ndjekur me interes ngjarjet në Kosovë në javët e fundit dhe vlerësoi punën e policisë.
“Një zgjidhje e vërtetë, afatgjatë, dhe e qëndrueshme mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje për njohjen e ndërsjellë. Ne jemi absolutisht mbështetës të kësaj qasjeje. Sovraniteti i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt të pranohet ky sovranitet nga Serbia, aq më mirë do të jetë për rajonin. Retorika nacionaliste dhe kërcënimet për zgjidhje ushtarake vetëm nxisin tensionin dhe ne kemi qenë gjithmonë kundër kësaj. Nuk ka pasur absolutisht në asnjë rast të vetëm asnjë lloj mbrojtjeje të Serbisë duke dëmtuar Kosovën. Në çdo vendimmarrje të Ministrisë së Jashtme, në çdo vendimmarrje të shtetit shqiptar Kosova është gjithmonë në epiqendër, është në zemër, është në mendje dhe absolutisht interesat e saj janë në qendër të çdo vendimi që ne marrim”, tha Xhaçka në një konferencë për mediat.A2CNN
Të tjera
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...