Lajme

Kurti takon ambasadorin e Malajzisë në Kosovë, fton bizneset atje të investojnë në vendin tonë

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 06 September 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Mes tjerash në këtë takim është thënë se Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u shpreh kryeministri Kurti. Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë. Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera