Kurti takon ambasadorët e QUINT-it, thekson nevojën për heqjen e masave ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 23 February 2024
Kryeministri, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale, shkruan Reporteri.net.
Fillimisht u diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Kryeministri theksoi dhe nevojën që BE-ja të heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj vendit tonë, pasi arsyet për të cilat janë vendosur kanë pushuar qysh në shtatorin e vitit të kaluar, kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.
Ndryshe, Bashkimi Evropian ka njoftuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor të vitit të kaluar.
Në një përgjigje nga Bashkimi Evropian thanë se tashmë është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe programi i fondeve IPA.
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje”.
“Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e WBIF më 29-30 qershor. Komisioni ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, thuhej në përgjigjen e tyre për masat.
Të tjera
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Koloneli amerikan në pension: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Koloneli amerikan tashmë në pension, Todd Jacobus, i cili ka shërbyer në Gard...
-
Mefail Bajqinovci: Kosova po përparon me hapa të mëdhenjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...
-
Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në...
-
“Me koordinim a pa koordinim”, Molliqaj ironizon me deklaratat e Kurtit, Gërvallës dhe Krasniqit për Urën e Ibrit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka postuar përmble...
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...