Kurti takohet me studentë shqiptarë në Gjermani, iu flet për “progresin dhe zhvillimin e vendit”
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 10 November 2024
Kryeministri Kurti bashkë me ministren Gërvalla sot kanë takuar studentë nga diaspora në Gjermani ku kanë diskutuar për “progresin dhe zhvillimin e vendit”.
“Bashkë edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, kryeministri Kurti diskutoi me pjesëmarrësit mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët.”
“Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit.”
Kurti ka folur edhe për “ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët”.
Kurti ka thënë se është jetike për vendin ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës.
“U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend. U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MË. Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm. Ky takim ishte një mundësi e mirë edhe për të njohur nga afër të rinjtë e të rejat nga diaspora dhe për të mësuar më shumë mbi eksperiencat dhe përvojat e tyre. Kryeministri i falënderoi ata për bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë, duke ju uruar suksese gjatë studimeve dhe rikujtuar rëndësinë e kontributit për vendin.”
Të tjera
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...